-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon

Kryesoret

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se Vuçiç dhe pushteti i tij po përballen me krizën më serioze. Kamberi thekson se kërcënimet e fundit të Vuçiç jnaë sjellje tipike të një autokrati, fuqia e të cilit po perëndon.

“Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri.

I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.

Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’, se ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.

Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, shkruan Kamberi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit