-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek, Meta: Simits ishte reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka regaur nga burgu për vdekjen e ish kryeministrit të Greqisë Kostas Simitis. Meta thotë që Simitis ka qenë kontributor në Greqi për rënien nga pushteti të Juntës ushtarake si dhe ka qenë gjithashtu reformator dhe përparimtar në rrugën e Greqisë në BE.

“Me trishtim mësova për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.

Kontributor për rrëzimin e juntës dhe luftëtar konseguent kundër diktaturave, Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë.

Kam patur kënaqësinë të bashkëpunonim dhe i mbetem mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke, bazuar mbi fqinjësinë e mirë dhe partneritet.

Ngushëllime familjes Simitis dhe popullit grek për këtë humbje të madhe!”, shkruan Meta në X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit