Të shtëna me armë janë regjistruar në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë rreth orës 18:30.
Një person gjatë një debati me disa të rinj ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një herë, dyshohet në ajër. Më pas personat e tjerë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira.
Nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin epersonit që ka qëlluar me armë.