Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka treguar që përveç aboneve për pensionistët, edhe fëmijët do të kenë ushqim falas në shkollat e Tiranës.
Veliaj tha se do të bëjë që fëmijët në shkollat 9-vjeçare do të kenë ushqim falas, ashtu si fëmijët në çerdhe dhe kopshte që ushqehen nga një menu.
“Duam ta bëjmë ushqimin falas për fëmijët në shkollat 9-vjeçare. Ky është një ndryshim shumë i madh sepse fëmijët do të ushqehen njësoj. Në çerdhe dhe në kopshte të gjithë fëmijët ushqehen nga një menu. Do të thotë se marrin vitamina, karbohidrate, të gjitha kaloritë. Tani edhe në 9-vjeçare do konsumojnë të njëjtën menu. Pra, vërtet janë kuzhiniere te ndryshme, por menuja është njësoj. Kjo do të thotë se fëmija merr të njëjtin shërbim”, tha Veliaj.