Beshiktash ka vendosur të shesë kartonin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili pritet të largohet nga klubi këtë muaj. Lojtari 23-vjeçar ka pasur një sezon të luhatshëm, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një tjetër, megjithatë dëmtimet e kanë penguar të ketë më shumë minutazh.
Muçi ishte transferuar në Beshiktash për një shumë prej 10 milionë eurosh vetëm një vit më parë, dhe kontrata e tij është në fuqi deri në verën e vitit 2027. Për të janë shprehur interes të ndryshme klube, përfshirë nga Anglia.
Tashmë pritet të shihet se cili klub do të bëjë ofertën që do të kënaqë drejtuesit e Beshiktash.