Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka shpalosur ambicien e tij politike, duke theksuar se qëllimi përfundimtar i strukturës aktuale qeverisëse të këtij entiteti është arritja e pavarësisë.
Në një deklaratë të bërë për mediat, Dodik tha se vitin 2024 e cilëson si të vështirë për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj individëve dhe kompanive të lidhura me këtë entitet.
“Nuk jemi naivë të mendojmë se ky është fundi, por besojmë se të gjithë e kanë kuptuar se ky grup nuk do të lejojë sekuestrimin e pronave dhe se është gati të shkojë deri në fund. Dhe sa i përket këtij qëllimi për ta, për ne është një qëllim politik. Dhe kjo është pavarësia e Republikës Srpska”, tha ai.