Në një operacion të koduar “Bastet”, policia e Vorës ka arrestuar dy kushërinjtë, A.M., 32 vjeç, pronar i një lokali dhe M.M., 32 vjeç, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve online përmes celularëve të tyre.
Të dy shtetasit akuzohen për menaxhimin dhe promovimin e lojërave të fatit përmes aplikacioneve në telefonat e tyre. Gjatë kontrollit të kryer, policia ka sekuestruar dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuara si të fituara nga ky aktivitet të paligjshëm. Kjo veprimtari u ndërmor pas informacionit të siguruar nga inteligjenca informative, ndërsa operacioni është realizuar nga Komisariati Nr. 7.