-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të plagosur me thikë pas një konflikti në Sarandë

Kryesoret

Një përplasje mes dy personave ka përfunduar me përdorim të mjetit prerës në qytetin e Sarandës, duke lënë të plagosur të dy të përfshirët në ngjarje.

Konflikti ka ndodhur mes personave Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Ky i fundit, 27 vjeç dhe banues në fshatin Gjashtë, ka pësuar dëmtime serioze, pasi është goditur me thikë në shpinë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.

I dëmtuar ka mbetur edhe Enea Qorri, për të cilin policia bën me dije se është person i njohur më parë për organet e rendit.

Shërbimet e Policisë në Sarandë kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit