-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha: Mbi 3.7 mln qytetarë kanë të drejtën e votës, nga 11 janari nis procesi i votuesve të diasporës

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar sot që procesi i përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën aktive.

Hoxha konfirmoi se 3,721,116 qytetarë kanë të drejtën e votës, ku 50.5% janë burra dhe 49.5% gra. Ai përmendi disa pika kryesore për garantimin e një procesi të drejtë dhe gjithpërfshirës.

“Verifikimi i listave zgjedhore: Çdo qytetar mund të kontrollojë të dhënat e tij përmes portalit e-Albania ose fizikisht pranë njësive administrative.

Qendrat e votimit: Aktualisht janë 5,050 qendra të miratuara, ndërsa kërkohet vendimmarrje për ato që janë jashtë kufijve të kapacitetit të lejuar.

Dekriminalizimi: Pastrimi i listave nga shtetasit që ligji i përjashton nga e drejta e votës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai ka ftuar qytetarët që të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit