Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë një apel të fortë për prindërit, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve në kohë për t’i mbrojtur ata nga sëmundje të rrezikshme si fruthi, rubeola dhe shytat.
Në një postim në Facebook, Koçiu ka theksuar se vaksinat janë thelbësore për një fëmijëri të shëndetshme dhe mund të parandalojnë plotësisht këto sëmundje nëse fëmijët vaksinohen sipas kalendarit kombëtar. Ajo i ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët e tyre marrin të gjitha dozat e nevojshme dhe në kohën e duhur.
“Siguroni mbrojtje të plotë për ta sot, për një të ardhme të shëndetshme nesër”, ka përfunduar Koçiu, duke i inkurajuar prindërit të konsultohen me mjekët pediatër për çdo pyetje apo shqetësim që mund të kenë.