Kongresi amerikan do të mblidhet për të certifikuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, përballë humbëses Kamala Harris. Ky proces ka qenë tradicionalisht një formalitet, por pas trazirave të vitit 2021, autoritetet kanë përgatitur masa sigurie të shtuara rreth Kapitolit.
Ndërkohë, Presidenti Biden ka theksuar rëndësinë e një kalimi paqësor të pushtetit dhe ka bërë thirrje për një rikthim në normalitet. Ai e cilësoi 6 janarin 2021 si një nga ditët më të vështira për Amerikën dhe kritikoi veprimet e Trump, duke i quajtur pretendimet e tij për fitore të rreme një kërcënim për demokracinë.