Mëngjesin e sotëm një burrë i armatosur me thikë u arrestua pasi u pëpoq që të hynte në zyrta e kryeministrit belg në Bruksel.
Kryeministri Alexandre de Croix ndodhej jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por është “shumë i tronditur”, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.
“Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e sulmuesit. Zëdhënësi i kryeministrit ka deklaruar për gazetën Le Soir se “personi u dërgua në komisariat”.
Gjithashtu në platformën X, kryeministri belg ka siguruar se po “monitoron nga afër situatën” dhe deklaroi se “është i lehtësuar që askush nuk u lëndua”.