Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka sqaruar incidentin që ndodhi dis ditë më parë në Kuvend, ku u përplas me deputetin Agron Shehaj.
Noka u shpreh se tensionet kanë nisur pasi Sheja i ka liruar vendin në foltore Pranvera Resulajt dhe atij iu mohua ajo mundësi.
“Ka një qasje ndryshe për PS dhe një tjetër për ne. Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme.”, tha Noka në News 24.