Një stuhi e madhe ka sjellë reshje të mëdha dëbore dhe temperatura të ulëta në bregun lindor të SHBA-së. Ndërsa në 7 shtete të tjera është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Të paktën tre persona raportohet të kenë vdekur, dy në një aksident automobilistik në Kansas dhe një i tretë në një aksident rrugor në Misuri, thonë zyrtarët lokalë.
Ndërsa ditën e sotme janë anuluar më shumë se 1700 fluturime për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës. Autoritetet lokale kanë këshilluar publikun që të qëndrojë larg rrugëve në disa rajone të SHBA-së që janë goditur rëndë nga bora dhe akulli nga stuhia.