Kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës. Shehaj shprehet se sulmet e Nokës vijnë pasi ai ka denoncuar vjedhjen që po bëhet në rrugën Thumanë-Kashar.
“Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur.
Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë. Sapo flas për këtë skandal, del Noka e flet kundër meje”, tha Shehaj në News 24.