Një burrë i armatosur me thikë u arrestua në Bruksel pasi tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo.
Policia ushtarake ndaloi burrin, i cili kërcënoi personelin ushtarak, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Ai u dërgua në komisariat, ndërsa motivet e tij nuk janë përcaktuar ende.
Kryeministri De Croo u shpreh i tronditur nga incidenti dhe falënderoi oficerët për reagimin e shpejtë.