Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se lufta në Ukrainë është një nga çështjet më urgjente për presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, Trump ka prioritetet e tij politike të brendshme, por në planin ndërkombëtar Ukraina mbetet një nga sfidat kryesore. Zelensky ka theksuar se Trump ka shprehur gatishmërinë për të pasur një takim dhe ka besim se ai mund ta ndalë vërtet presidentin rus Vladimir Putin.
Në një intervistë me prezantuesin e podkastit Lex Friedman, Zelensky ka përmendur gjithashtu mbështetjen e tij për miliarderin Elon Musk.
“(Trump) më tha në telefon se ai pret takimin tonë. E di që ai ka prioritetet e tij politike të brendshme, por në planin ndërkombëtar më duket se çështja e Ukrainës është një nga më urgjentet për presidentin Trump”, tha Zelensky për prezantuesin amerikan të podkastit Lex Friedman.
Presidenti ukrainas ka komentuar gjithashtu përfshirjen e Koreisë së Veriut në luftën kundër Ukrainës, duke thënë se ky vend ka dërguar 12,000 ushtarë, nga të cilët 3,800 janë vrarë ose plagosur deri tani. Ai ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të dërgojë edhe më shumë trupa në luftë, çka përbën një kërcënim të madh për Ukrainën dhe rajonin.