Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Zyrës së Kujdesit Shëndetësor në Gramsh, në orët e para të ditës së sotme.
Mjetet e zjarrfikëses arritën menjëherë në vendngjarje dhe shuan flakët.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe nuk ka ende informacion në lidhje me dëmet e shkaktuara.