-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Urgjenca me mik, akt i padëgjuar!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në rrjetin e tij social në facebook ka postuar një denoncim në lidhje me spitalin e QSUT.

Në denoncim thuhet se nuk kanë pranuar vajzën në urgjencë derisa kanë marrë një infermiere në telefon.

“Urgjenca me mik! Akt i padëgjuar!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Miredita dr. Shkova mbrëmë në urgjencë me vajzën tek Urgjenca e re 6 katëshe në QSUT dhe nuk na pranuan. Këtu janë të sëmurët me zemër, na thanë, prandaj shkoni tek Urgjenca e Infektivit. Gruaja pati frikë për tek Infektivi dhe u detyruam të shkojmë në privat. Morëm një të afërme infermjere në telefon dhe na tha se tek Urgjenca e re i pranojnë vetëm me mik, prandaj hajdeni nesër se e rregullojmë. Siç shihet, nuk ka Urgjencë në fakt që u reklamua aq shumë dhe njerëzit sillen sa andej-këtej. Kjo është shëndetësia falas e Ramës që i detyron njerëzit përmes presionesh, as të mos hapin gojë.”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit