Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, disa ditë më parë shpalli me dëshirën e tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka. Djali i tij Donald Trump Jr. ka udhëtuar për në ishullin e ngrirë.
Vizita e tij thuhet se është e një natyre private dhe nuk ka plane për takime zyrtare me qeverinë e Groenlandës. Një burim i tha Reuters, se Trump Jr. planifikon të regjistrojë një podcast.
Ndërsa Euractiv duke iu referuar burimeve nga qarqet politike të Groenlandës raporton se Trump Jr. do të takohet me Erik Jensen, kreun e Partisë Social Demokratike dhe Ministër i Financave dhe Tatimeve.
Gjithashtu dyshohet se për shkak të vizitës së Trump Jr. në Groenlandë është shtyrë edhe takimi midis kryeministrit të Groenlandës Múte Egede dhe mbretit danez Frederik X në Kopenhagë.