Ministri i Transportit të Koresë së Jugut, Park Sang-woo, deklaroi se planifikon të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi për aksidentin ajror të ndodhur më 29 Dhjetor, ku humbën jetën 179 persona.
Ai shprehu ndjenjën e përgjegjësisë së madhe për tragjedinë dhe tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të masave për menaxhimin e situatës aktuale në sektorin e transportit.
Aksidenti ndodhi me avionin “Jeju Air 7C2216”, i cili shpërtheu gjatë uljes për shkak të një tufë zogjsh që dyshohet se ndaloi motorët.