Pak orë pasi Kreshnik Farruku u dorëzua në polici, edhe i vëllai Erneo Farruku ka bërë të njëjtën gjë në Durrës. Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është dorëzuar në Policinë e Durrësit. Kreshnik Farruku akuzohet si kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani. Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.