Mbrëmjen e sotme rradhë të gjata kilometrike janë krijuar në portin e Vlorës. Kjo vjen edhe nga kontrolli imtësisht i një makine funerali pasi dyshohet për lëndë narkotike.
Gjithashtu edhe për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që largohen drejt Italisë pas mbarimit të festave.
Si rrjedhojë e masave të rrepta të sigurisë në Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kontrollon në mënyrë të detajuar edhe mjetet e mortit që kalojnë nga porti Vlorës.