Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin Gazment Bardhi, pas padisë së OSHEE-së për shpifje.
Bardhi ishte akuzuar për deklaratën e tij të tetorit, ku pohoi se kompania kishte manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet. Avokati i Bardhit, Marrash Logu, e quajti vendimin një fitore të drejtësisë dhe shtoi se u vërtetua se klienti i tij nuk kishte shpifur.
Ai i bëri thirrje ministrës Belinda Balluku që të përballet me akuzat dhe të shpjegojë publikisht ku kanë shkuar 180 milionë euro të cilat u shpallën të humbura nga OSHEE.
Avokati i Bardhit: U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje. Balluku hajde në SPAK dhe përballu me akuzën, tregoju qytetarëve shqiptarë se ku kanë shkuar 180mln euro.