Në Durrës, janë evidentuar dhe goditur tre raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Durrësit kanë arrestuar A. M., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe kanë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë: A. B., 26 vjeç, E. S., 37 vjeç dhe A. N., 32 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
Ata janë kapur në flagrancë duke organizuar lojëra fati nëpër lokale, duke përdorur celularë për baste sportive.
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar 6 celularë si prova materiale. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.