Dritan Rexhepi, i njohur si kreu i kartelit të kokainës “Kompania Bello”, do të ekstradohet sot nga Turqia pas arrestimit të tij në Stamboll në nëntor të vitit 2023. Ai kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë për transportimin e drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Rexhepi, i cili kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, u kap gjatë një operacioni të koordinuar nga Interpol Tiranë dhe autoritetet turke.
Ekstradimi i tij do të realizohet gjatë ditës së sotme dhe pritet të mbërrijë në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat e trafikut të drogës. Detaje të tjera dhe pamje filmike do të publikohen pas mbërritjes së tij në aeroportin e Rinasit.
Media: Escobari i ri është një shqiptar që u deklarua investitor grek