-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet autori: Ramazanin e vrava unë, i prishi dy martesa motrës me video intime

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër. Njëri nga dy vëllezërit e arrestuar ka pranuar se ka bërë ekzekutimin duke treguar edhe arsyet. Arjon Hasaj ka deklaruar para grupit hetimor se viktima kishte një lidhje me motrën e tij duke i shkatërruar martesën.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri.

Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër” ka deklaruar Hasaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit