-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia konfirmoi rastin e parë të HMPV, alarm për transmetimin ndërkombëtar

Kryesoret

Zyrtarët shëndetësorë në Greqi kanë konfirmuar rastin e parë të metapneumovirusit human (HMPV), një virus i lidhur me sëmundjet e frymëmarrjes, te një 71-vjeçar në Selanik.

Vajza e tij ishte kthyer së fundmi nga Kina, duke ngritur shqetësime për mundësinë e transmetimit ndërkombëtar. Pas shfaqjes së simptomave, pacienti kërkoi kujdes mjekësor dhe u shtrua në spital më 3 janar. Testi PCR i bëri të ditur se ishte infektuar me HMPV.

Pacienti, i cili fillimisht ishte në një dhomë të përbashkët me dy të tjerë, është izoluar dhe është nisur gjurmimi i kontakteve.

Megjithëse HMPV zakonisht është më pak i rrezikshëm se viruset e tjera të frymëmarrjes, mund të paraqesë rrezik për grupet vulnerabël, si të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe nxisin masat parandaluese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit