Britania e Madhe ka shprehur shqetësim për vendimin e Izraelit për të ndaluar agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke theksuar se asnjë organizatë nuk mund ta zëvendësojë punën e saj.
Ministrja e Zhvillimit, Anneliese Dodds, theksoi se puna e UNRWA-s është “absolutisht e nevojshme” dhe kërkoi që ndalimi të mos hyjë në fuqi.
Vendimi i Izraelit për të mbyllur operacionet e UNRWA-së është ndërmarrë pas akuzave për përfshirjen e disa punonjësve të agjencisë në sulme të Hamasit, akuzë që agjencia e ka mohuar.