Zyrtari i lartë amerikan Richard R. Verma, ka zhvilluar një takim në ambientet e ambasadës së SHBA në Tiranë. Ai ka vlerësuar Shqipërinë për mikëpritjen dhe është shprehur mirënjohës për mbështetjen.
“Ishte shumë mirë teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku.
Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.