Ish-deputeti i PD Ervin Salianjin ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rreme.
Relatorja e çështjes është caktuar Albana Boksi. Ish deputeti prej datës 27 shtator ndodhet ne burgun e Fierit pasi apeli vendosi lënin në fuqi të vendimit të shkallës se parë.