Futbollisti 25-vjeçar vjen nga Portugalia, Paulo Estrela është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Estrela ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin bardhekuq.
“Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq! Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
25-vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.