Një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Larisës, Greqi, ku tre shqiptarë i bënë pritë pronarit të një marketi.
Ata e kërcënuan me kallashnikov dhe thikë, duke i marrë gjithsej 4 mijë euro nga xhepat e tij dhe nga kasa e dyqanit. Pas grabitjes, ata u ngjitën në katin e dytë të godinës, ku ndodhej edhe banesa e pronarit, por nuk gjetën më shumë para apo florinj.
Grabitësit e mbyllën pronarin në dhomën e gjumit dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.