Gjermania ka reaguar ashpër pas kërkesës së Donald Trump që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së.
Politikanë të ndryshëm gjermanë, përfshirë Ralf Stegner dhe Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e kanë cilësuar këtë kërkesë si të papranueshme. “Ne nuk jemi në një pazar këtu,” tha Strack-Zimmermann, duke e refuzuar propozimin si të tepruar.
Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Marcus Faber, gjithashtu e hodhi poshtë kërkesën, duke theksuar se çdo vend i NATO-s duhet të arrijë një konsensus për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, por jo deri në 5%.
Ai shtoi se një nivel më realist mund të ishte mbi 3%, ndërsa për politikanët e tjerë, kërkesa e Trump është një “çmenduri”.