-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: PD do të heqë kufizimin e mesataren për universitet

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka paralajmëruar një ndryshim të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë, duke premtuar heqjen e kufizimit të mesatares për të hyrë në universitet. Ajo theksoi se në Shqipërinë e sotme, çdo i ri që ka një mesatare nën 6.5 nuk mund të konkurrojë për një shkollë të lartë, një praktikë që, sipas saj, do të mbyllet me fitoren e PD-së.

Zhupa nënvizoi se, pas fitores së Partisë Demokratike, çdo i ri do të mund të shkojë në shkollën që dëshiron, sipas meritës dhe preferencës, pa pengesa të vendosura nga qeveria aktuale.

Mesazhi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse je sot një i ri në Shqipëri, që mbaron gjimnazin me mesatare nën 6.5 bashkë me provimet e maturës, ti e ke të pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.

Kjo është mesatarja e partisë që ka vendosur qeveria Rama, duke i hequr të drejtën çdo të riu për të vazhduar shkollën e lartë. Një 15-18 vjeçarë që për arsye ekonomike, sociale, ndonjëherë papjekuri moshe apo dhe shëndetësore nuk ka mundur të garantoj një mesatare më të lartë se 6.5 merr një damkë për gjithë jetën, pamundësinë për të vazhduar shkollën e lartë që do dhe për të pasur një të ardhme më të mirë.

Kjo praktikë merr fund me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Në vitin e ri akademik në tetor çdo i ri do të mund të shkoj në shkollën që fiton, sipas preferencës dhe meritës.

Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit