-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

31% e mjeteve nuk kaluan testimin teknik gjatë 2024-ës! Ja katër arsyet kryesore

Kryesoret

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar-dhjetor tregojnë se kryesisht kjo ka ardhur për shkaqe vizuale dhe funksionale por një përqindje jo e vogël edhe për shkak se nuk kanë përmbushur kufizimet që lidhen me shkarkimin e gazrave.

DPSHTRR njoftoi se në total, gjatë periudhës janar-dhjetor, u testuan 428,139 mjete, ose +8.2% krahasuar me janar-dhjetor 2022.

Të paktën 84.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 – 8+1 vende). Mjetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë ku sipas të dhënave 35.4% e testimeve janë kryer drejtorinë rajonale të kryeqytetit.

Duke u ndalur më në detaj për shkaqet e moskalimit të testimit rezulton se në 46% të rasteve ka pasur mangësi vizuale e funksionale, 27 për qind kanë ngelur si efekt i sistemit të shkarkimit të gazrave dhe 14 për qind si efekt i sistemit të drejtimit.

Arsyeja e katërt ka të bëjë me sistemin e frenimit ku nga totali i ngeljeve janë të paktën 13% me këtë problematikë.

DPSHTT ka nënvizuar së janë të paktën 28.5% e totalit e mjeteve që janë ritestuar gjatë vitit të shkuar.

Sa i takon vjetërsisë së mjeteve DPSHTRR në përmbledhjen e saj vlerëson se të paktën 7,949 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +38.3% krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Kontrolli teknik aktualisht kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor përmes pikave të veçanta që ka secila prej drejtorive të saj rajonale.

Kontrolli teknik aktualisht kryhet çdo dy vjet për automjetet 4+1 është 2200 lekë kurse ritestimi 900 lekë./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit