Bashkia e Tiranës me vendim të Këshillit Bashkiak i ka vendosur Amfiteatrit të Tiranës emrin e aktorit “Mirush Kabashi”.
Ndaj mbrëmjen e shkuar mes familjarëve, miqve, kolegëve, artistëve dhe jo vetëm, u zyrtarizua dhe u festua ky moment që përjetëson emrin e aktorit të shquar në këtë skenë teatrore.
Në emocione të jashtëzakoshme është edhe bashkëudhëtarja e jetës së aktorit të ndjerë, Lola Kabashi. Për të, ky është një moment vlerësimi, që vendi ja kthen aktorit, që dha gjithçka për skenën.
Ndërsa miqtë e Mirush Kabashit ndanë kutjimet, duke e sjellë edhe një herë mes nesh këtë njeri të madh.









