Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi i Interit, pritet të largohet nga klubi milanez në fund të sezonit, sipas analizës së La Gazzetta dello Sport.
Pas paraqitjes së dobët në derbin kundër Milanit dhe pamundësisë për të justifikuar një vend titullari, Asllani duket se ka humbur mundësinë për të qëndruar në Inter. La Gazzetta shkruan se, pavarësisht mundësive të dhëna nga trajneri Simone Inzaghi, Asllani nuk ka arritur të ngjitet në nivelin e titullarëve, duke e bërë të sigurt largimin e tij.
Mesfushori ka shumë admirues, përfshirë ekipe nga Serie A dhe jashtë Italisë, dhe Interi do të duhet të kërkojë një zëvendësues për Calhanoglu.