Personi në foto është Jani Aliaj i kërkuar prej 9 vitesh dhe që fshihej në Athinë.
Ai fshihej me identitetin e rremë, ndërkohë policia greke e arrestoi më 31 Dhjetor.
Aliaj u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.
Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.