Mbrëmjen e sotme ish ministri gjerman i Financës, Christian Lindner në një takim elektoral me Partinë Demokratike të Lirë u godit në fytyrë.
Një vajzë iu afrua ish ministrit dhe i hodhi një pjatë të mbushur me shkumë sapuni në fytyrë. Më pas Lindner mblodhi një pjesë të shkumës nga fytyra dhe ia hedh vajzës.
“Fatkeqësisht, nuk ishte krem, vetëm sapun. Duhet ta kishe bërë më mirë këtë, të kishte qenë tortë e kisha ngrënë”, tha Lindner teksa fshinte shkumën nga fytyra e tij.