Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në New York.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Lajçak e vlerësoi bisedën si shumë të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet në rajon dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.