Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një dalje televizive bërë me dije se ndarja e Vjosa Osmanit nga Albin Kurti do të ketë ndikim elektoral.
“E dyta që është ndryshe këtë radhë natyrisht që është edhe ndarja e Kurtit nga Vjosa Osmani. Nuk është e lehtë të përcaktohet saktë se cili do të jetë efekti i kësaj ndarjeje ama për që do të ketë ndikim në votën e VV-së kjo është më se e sigurt.
Unë parashoh një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së. Nuk mendoj që rënia do të jetë shumë e madhe, gjasat janë shumë të mëdha që LVV të mos e ketë shumicën që ia mundëson qeverisjen pa njërën prej partive që tash janë në opozitë”, tha Ymeri.









