Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë mbrëmjes ceremoniale për sportistët ka thënë se skijatorja Lara Colturi, e cila si përfaqësuese e Shqipërisë u rendit e dyta në Botërorin e Skive do të shpërblehet me vlerë 100 mijë euro.
Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Sllovenisë më 4 janar, duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.