Mesdita e sotme në zonën e Astirit në Tiranë nuk ishte e zakonshme. Sirena policie, zjarrfikëse dhe forca të shumta që rrethuan një pallat. Shkak ishte bërë një telefonatë e një vajze me pretendimin se ishte dhunuar.
Babai shkoi më tej duke pretenduar se ishte rrëmbyer. Por në momentin që arriti policia vajza nuk e hapi derën e katit të tetë të apartamentit. RENEA u fut nga dritarja me litar. Në momentin që u fut policia nuk gjeti askënd tjetër veç vajzës. Gjithashtu sipas policisë nuk ka shenja dhune.
“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “RENEA”, nuk pati probleme. Shtetasja Sajma Qordja, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike” njofton policia.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Policia është vendosur në kërkim të të dashurit të vajzës. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.
FOTO+EMRI/ Vajza në Astir dyshohet se ka qenë e shoqëruar me persona të tjerë