Ditën e sotme forcat RENEA kanë ndërhyrë në një apartament në Astir, ku 21-vjeçarja Sajam Qordja ka thënë se është dhunuar nga disa persona.
Në rrëfimin e saj, ajo ka treguar se ka qenë në shoqërinë e 5 personave, 2 vajzave dhe 3 djemve. Ajo ka shprehur se ka qenë e rrezikuar pasi personat kanë qenë të armatosur.
“Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.
Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar”, u shpreh gazetari Marin Maçi në emisionin Opionion në Klan.