Patriarku i Kishës Ortodokse Rumune, Daniel i ka dërguar një letër Krepeshkopit, Anastas Janullatos i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm “Evangelismos” në Athinë.
Prej gjashtë ditësh, Kryepeshkopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe aktualisht është nën vëzhgimin nga mjekët në Athinë.
“Fortlumturia e Tij Anastas,
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë,
Spitali i Përgjithshëm Evangelismos, Athinë, Greqi
Lumturia juaj, Në këto momente sprove, ne i drejtojmë mendimet tona Fortlumturisë suaj dhe i lutemi Zotit Jezu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tanë, që të ndihmojë mjekët që kujdesen për ju, t’jua lehtësojnë vuajtjet dhe t’ju rikthejnë shëndetin.
Kisha Ortodokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Motra të Shqipërisë për shëndetin e plotë të Fortlumturisë suaj.
Me dashuri vëllazërore në Krishtin Zot, Daniel Patriarku i Kishës Ortodokse Rumune”, thuhet në letër.