Forcat RENEA hyn në apartamentin ku u raportua një vajzë e dhunuar në zonën e Astirit, duke u ulur nga tarraca e pallatit për të arritur në ballkonin e banesës.
Vajza, që kishte denoncuar se ishte dhunuar nga disa persona dhe ishte mbyllur në banesë, u gjet e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Ajo refuzoi të hapte derën për të komunikuar me policinë, por pas ndërhyrjes së forcave speciale, u siguruar dhe po i ofrohet ndihma e nevojshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Vajza denoncoi dhunën, Policia rrethon Astirin, RENEA futet nga dritarja!