SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”. Gjykata e Posaçme ka njoftuar se nga shorti u caktua gjyqtarja Etleva Deda për të hetuar çështjen ndaj tij.
Kryebashkiaku i Lezhës merret i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u paraqit në SPAK në korrik të 2024 dhe ka konfirmuar se është marrë në pyetje si person nën hetim.
Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.