Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbuar nga zjarret masive që përfshinë Los Angeles. Fotografitë e shpërndara në internet tregojnë shtëpinë të kapluar nga flakët, me çatinë të djegur dhe zjarret që përhapen nëpër dhoma.
Leighton Meester, 45 vjeçe, dhe Adam Brody, 38 vjeç, u panë për herë të fundit në publik gjatë ceremonisë së Golden Globe Awards, vetëm disa ditë para shpërthimit të zjarrit. Çifti bleu këtë shtëpi në vitin 2019 për 6.5 milionë dollarë dhe jetonin aty me dy fëmijët e tyre të vegjël.
Zjarret në Los Angeles shkaktuan humbjen e dy jetëve dhe më shumë se 30 mijë persona janë evakuuar nga zonat e prekura.