-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 të dyshuarve për trafik narkotikësh

Kryesoret

SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për konfiskimin e pasurive të një grupi kriminal të akuzuar për trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Organizata përbëhet nga shtetasit Eridan Veliu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe të tjerë, të cilët janë hetuar për veprime të paligjshme në Belgjikë dhe Shqipëri. Hetimi ka çuar në sekuestrimin e pasurive të shumta të paligjshme që dyshohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të paligjshme, duke përfshirë apartamente, automjete dhe llogari bankare, pasi këto pasuri dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal i këtyre personave. Hetimi ka zbuluar se pasuritë janë të pajustifikuara me burime ligjore dhe dyshohet se janë rezultat i aktivitetit të paligjshëm.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.

Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.

Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,

Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.

Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.

Njësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.

Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.

Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.

Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.

Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.

Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.

Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.

Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.

Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.

Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.

Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë, në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.

Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.

Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.

Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.

Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit